Policia franceze përplaset me eko-aktivistët në pyjet afër Nantes
Policia franceze po përpiqet të dëbojë aktivistët e mjedisit nga një zonë e pyllëzuar në perëndim të Francës ku mendohet të ndërtohet një aeroport i ri.
Policia përdori gaz lotsjellës kundër qindra aktivistëve, të cilët ndërtuan disa barrikada të improvizuara dhe ndezën disa zjarre të vegjël. Në janar qeveria lëshoi projektin për ndërtimin e një aeroporti afër qytetit të Nantes. Politikanët vendorë shpresonin se projekti i ri do të përmirësonte ekonominë e zonës. Rreth 2.500 xhandarë u dërguan për të shtypur protestën e cila nisi në orën 06.00 me orën lokale. Ata bllokuan rrugët aty pranë për të izoluar banorët, shumica e të cilëve kanë zënë vend në mënyrë të paligjshme në zonë për vite me rradhë.