Sot zhvillohet takimi trepalësh Macron, Hariri dhe Bin Selman
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72752-sot_zhvillohet_takimi_trepalësh_macron_hariri_dhe_bin_selman
Burimet franceze të informimit njoftuan se sot pasdite Muhamed bin Selman dhe Sa'd Hariri  së bashku me Emmanuel Macron do të zhvillojnë takimin trepalësh në pallatin Elize.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 10, 2018 12:26 Europe/Tirane
  • Sot zhvillohet takimi trepalësh Macron, Hariri dhe Bin Selman

Burimet franceze të informimit njoftuan se sot pasdite Muhamed bin Selman dhe Sa'd Hariri  së bashku me Emmanuel Macron do të zhvillojnë takimin trepalësh në pallatin Elize.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se gazeta Al-Hajat në një raport të saj ka shkruar se Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, i cili po qëndron për një vizitë në Francë, sot pasdite do të marrë pjesë në takimin trepalësh me Emmanuel Macron, presidentin e Francës dhe me Sa'd Hariri, kryeministrin e Libanit. Burimet franceze kanë theksuar se Muhamed bin Selman në takim me Édouard Philippe, kryeministrin e Francës, gjatë një dreke pune, ka biseduar në lidhje me zbatimin e reformave në Arabinë Saudite. Ndërkohë Sa'd Hariri ishte arrestuar në Arabinë Saudite dhe ishte liruar me ndërmjetësimin e Emmanuel Macron, dje në mbrëmje ka publikuar një foto selfi nga takimi jozyrtar me Muhamedin e VI-të, mbretin e Marokut dhe me Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite.