Sulmi i oficerëve të FBI-së dhe reagimi i Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72766-sulmi_i_oficerëve_të_fbi_së_dhe_reagimi_i_trump
Me sulmin e oficerëve të FBI në zyrën e avokatit personal të Donald Trump, aventurat e këtij presidenti të diskutueshëm amerikan erdhën nga një skandal seksual dhe një bashkëpunim i fshehtë me rusët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2018 08:43 Europe/Tirane
  • Sulmi i oficerëve të FBI-së dhe reagimi i Trump

Me sulmin e oficerëve të FBI në zyrën e avokatit personal të Donald Trump, aventurat e këtij presidenti të diskutueshëm amerikan erdhën nga një skandal seksual dhe një bashkëpunim i fshehtë me rusët.

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve, të pajisur me autorizime të gjykatës, konfiskuan dokumente të avokatit personal të presidentit Donald Trump, Michael Cohen, në zyrën e tij në Mahatan të Nju Jorkut. Kjo u bë e ditur në një deklaratë të avokatit të Cohen, Stephen Ryan. Ai tha se urdhrat për kërkimin e dokumenteve u ekzekutuan nga zyra e avokatit amerikan për qarkun jugor të Nju Jorkut, por ato kanë lidhje vetëm "pjesërisht" me hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller. Ryan tha se agjentët konfiskuan "komunikime klient-avokat që mbrohen me ligj,” por nuk dha hollësi mbi përmbajtjen e tyre. Ai shtoi se përdorimi i mandateve të kërkimit ishte “krejtësisht i papërshtatshëm dhe i panevojshëm''. Michael Cohen është avokati personal i zotit Trump. Muajt e fundit, ai është vënë nën vëzhgimin e pandërprerë të medias, për shkak të një pagese prej 130 mijë dollarësh që i ka bërë aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, e cila pretendon se ka pasur lidhje intime me zotin Trump në mesin e viteve 2000. Presidenti Trump thotë se nuk ka qenë në dijeni të pagesës, për të cilën disa ekspertë ligjorë thonë se mund të jetë nxjerrë nga kontributet për fushatën e tij zgjedhore dhe si rrjedhojë ka qenë e paligjshme. Presidenti Trump foli shumë i zemëruar për aktin duke thënë se "Kontrolli i FBI në zyrën e avokatit tim është një turp dhe një sulm për vendin". Nga ana e tij, avokati  Micheal Cohen e shprehet se nuk gjen një arsye pse duhet të ushtrohej ky kontroll: "Kontrolli në zyrë është plotësisht i papërshtatshëm dhe i panevojshëm".