Bisedimet Iran-Rusi mbi zhvillimet në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72812-bisedimet_iran_rusi_mbi_zhvillimet_në_siri
Përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për çështjet e Sirisë gjatë vizitës në Teheran, diskutoi me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit rreth zhvillimeve të fundit në Siri gjë që tregon lidhjet strategjike mes dy vendeve në nivel rajonal.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 11, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Bisedimet Iran-Rusi mbi zhvillimet në Siri

Përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për çështjet e Sirisë gjatë vizitës në Teheran, diskutoi me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit rreth zhvillimeve të fundit në Siri gjë që tregon lidhjet strategjike mes dy vendeve në nivel rajonal.

Xhaberi Ansari, asistent i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, ditën e martë u takua me Aleksandër Lavrentiev, përfaqësuesin e presidentit të Rusisë për çështjet e Sirisë. Në këtë takim z. Ansari ka thënë se marrëdhëniet mes Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë pritet të arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm. Këto bisedime zhvillohen në kohën kur një delegacion i parlamentit të Rusisë i kryesuar nga Viaçeslav Volodin, kryetar i Dumas ruse, ditën e hënë ka ardhur për një vizitë në Teheran për të diskutuar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit mbi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Më herët presidentët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë më 14 prill organizuan takimin e dytë trepalësh mbi çështjen e Sirisë. Imponimi i 7 vjet luftë me mbështetjen financiare dhe logjistike të Amerikës dhe Arabisë Saudite për grupet terroriste dhe ISIS, tregoi se qëllimet e Amerikës, Izraelit, Arabisë Saudite dhe disa qarqeve të tjera në rajon, kishin për qëllim ndarjen e Sirisë dhe thyerjen e frontit të rezistencës, komplot që ka dështuar. Ky dështim ka një mesazh të qartë. Për këtë arsye Amerika dhe Izraeli kanë shkelur hapur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë duke akuzuar Damaskun për gjoja pengimin e stabilizimit të fitores aktuale në luftën kundër terrorizmit në Siri. Siç vuri në dukje Aleksandër Lavrentiev, situata në Siri po ndryshon nga dita në ditë me zhvillime pozitive por edhe me zhvillime shqetësuese. Në zhvillimet më të fundit, ditën e hënë u sulmua me raketa aeroporti T-4 në provincën Homs të Sirisë. Avigdor Liberman, ministër i luftës i regjimit sionist, në një intervistë për Jediot Aharanat ka pohuar rolin e Izraelit në këtë sulm me raketa. Përveç kësaj burime të afërta me terroristët kanë pretenduar se avionët luftarakë të ushtrisë siriane ditën e shtunë kanë kryer një sulm me armë kimike kundër zonës Duma në rajonin Gute Lindor, ku për pasojë  75 persona kanë humbur jetën dhe me dhjetëra të tjerë janë lënduar. Xhaberi Ansari asistenti i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, çështjen e përdorimit të armëve kimike në Siri e ka cilësor skenar të thurur nga disa fuqi, me qëllim që terrorizmi të vazhdojë të përdoret si mjet për realizimin e interesave të tyre në Siri. Ali Akbar Velajeti, këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare thotë se kjo çështje është një plan i madh djallëzor të cilën herë pas here amerikanët e parashtrojnë kundër popullit sirian dhe rasti më i fundi i të tillave planeve ishte sulmi ajror i regjimit sionist kundër aeroportit T-4 në Homs. Regjimi sionist dhe Amerika janë tepër të shqetësuar nga koalicioni i Iranit, Sirisë dhe Rusisë pasi këtë bashkëpunim ata e cilësojnë pengese serioze për realizimin e objektivit të tyre për ndarjen e rajonit. Dr. Sejed Muhamed Kazem Saxhed’pur, kryetar i qendrës hulumtuese dhe arsimore ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, thotë: marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë janë marrëdhënie përcaktuese të cilat kanë arritur të krijojnë rrethana të reja në Lindjen e Mesme dhe kanë penguar krijimin e një situate një-polare. Siç vë në dukje Ali Akbar Velajeti, këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare, marrëdhëniet Iran-Rusi kanë arritur të ruajnë balancën në rajon dhe të vendosë siguri strategjike ndërsa nga ana tjetër plani i Amerikës për ndarjen e Irakut dhe të Sirisë ka dështuar.