Rusia përdor veton kundër rezolutës së propozuar nga Amerika
Ditën e martë, Rusia ka vendosur veton kundër një rezolute të propozuar nga Amerika dhe aleatët e saj në KS të OKB, ku kërkohej hetime rreth sulmin të pretenduar kimik kundër zonës Duma në rajonin Gute Lindor në Siri.
Ambasadori I Rusisë në OKB ka thënë se Moska ka përdorur të drejtën e veto-s për të mbrojtur paqen ndërkombëtare dhe për të mos lejuar Amerikën që Bashkësinë Ndërkombëtare ta përdorë si mjet për realizimin e qëllimeve të saj aventureske. Vasili Nebenzia, thotë se projekt-rezoluta e propozuar nga Amerika dhe aleatët e saj kishte për qëllim devijimin e opinionit publik dhe ishte një hap përpara për një konflikt të ri. Ai tha se Amerika dhe aleatët e saj akuzojnë një vend sovran dhe të pavarur pa pasur asnjë shkak dhe arsye të fortë dhe pa paraqitur asnjë fakt të dokumentuar mbi gjoja përdorimin e armëve kimike në zonën Duma. Terroristët e grupit Xheishul Islam ditën e shtunë kanë kryer një sulm kimik në zonën Duma të rajonit Gute Lindor duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra personave. Për këtë sulm u akuza qeveria e Damaskut e cila nga ana e saj ka hedhur poshtë të tilla pretendime. Mediat perëndimore dhe ato arabe mbështetës të terroristeve, pasi kanë parashtruar këto pretendime nisën një luftë të gjerë psikologjike kundër Damaskut. Amerika dhe aleatët e saj duke u mbështetur nga këtë luftë psikologjike, pa pasur asnjë fakt të dokumentuar nisën të akuzojnë menjëherë Sirinë. Ndërkohë ministria e mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të ditës së hënë ka njoftuar se në zonën Duma nuk ka vënë re asnjë shenjë të përdorimit të armëve kimike. Qarqet analitike thonë se akuzimi i qeverisë siriane për gjoja përdorimin e armëve kimike ka për qëllim që të pengojë fitoret e ushtrisë siriane në luftën saj kundër terroristëve në rajonin Gute Lindor. Amerika dhe aleatët e saj janë të shqetësuar nga disfata e terroristëve në rajon.