Shtëpia e Bardhë: Trump beson se mund ta shkarkojë Muellerin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72854-shtëpia_e_bardhë_trump_beson_se_mund_ta_shkarkojë_muellerin
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump beson se ka fuqinë ta shkarkojë këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2018 09:49 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Trump beson se mund ta shkarkojë Muellerin

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump beson se ka fuqinë ta shkarkojë këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller.

“Ai beson se ka fuqinë që ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, gjatë një konference për media më 10 prill. Sanders ka thënë se presidenti Trump beson se hetimi i Mueller për marrëdhëniet mes fushatës së tij presidenciale dhe Rusisë “kanë shkuar shumë larg”, pasi agjentët federalë kanë bastisur zyret e avokatit personal të presidentit, Micheal Cohen më 9 prill. “Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, kishte thënë Trump kur ishte pyetur nëse ai do ta shkarkojë Muellerin. Presidenti Trump, duke folur me gazetarët më 9 prill, ka akuzuar FBI-së për bastisjen në zyren e avokatit të tij dhe ka akuzuar këshilltarin Mueller se po bën “gjueti shtrigash”.