Vajza e Skripal ka refuzuar ofertën për ndihmë nga Rusia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72900-vajza_e_skripal_ka_refuzuar_ofertën_për_ndihmë_nga_rusia
Vajza e spiunit Skripal ka refuzuar një ofertë për ndihmë të ofruar nga Rusia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 12, 2018 06:12 Europe/Tirane
  • Vajza e Skripal ka refuzuar ofertën për ndihmë nga Rusia

Vajza e spiunit Skripal ka refuzuar një ofertë për ndihmë të ofruar nga Rusia.

Skripal tha se tashmë ndodhe në një botë krejtësisht të re dhe po mundohet të rigjejë formën natyrale të jetës së saj. 33-vjeçarja, vajza e ish-spiunit rus Sergei Skripal, e cila u helmua së bashku me të atin e saj në 4 mars në Britani, Yulia Skripal është larguar nga ambientet e spitalit të Salisbury ku ajo mbahej e shtruar prej mëse 1 muaji dhe është dërguar në një vend të sigurt. Ndërkohë, 66-vjeçari Sergei Skripal vijon të mbetet nën kujdesin mjekësor, por gjendja e tij po “përmirësohet me shpejtësi”. At e bijë u gjetën pa ndjenja në një stol parku në qendër të qytetit jugor të Salisbury-t dhe u dërguan menjëherë në spital pas ekspozimit ndaj helmit nervor të njohur si Novichok. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka etiketuar Rusinë si përgjegjëse të këtij sulmi, por Moska ka mohuar përfshirjen dhe ka akuzuar britanikët se kanë shpikur një “histori të rreme”. Mostra të agjentit nervor Novichok janë testuar nga Qendra Biologjike Radiologjike dhe Bërthamore në Porton Doën, Angli, në përpjekje për të verifikuar burimin e helmit. Drejtuesi i kësaj qendre është shprehur se ende nuk është përcaktuar burimi specifik i agjentit nervor, por ka gjasa që Novichok të jetë vendosur nga një “aktor shtetëror”.