Reuters: Bashkimi Evropian vazhdon sanksionet ndaj Iranit edhe për një vit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72914-reuters_bashkimi_evropian_vazhdon_sanksionet_ndaj_iranit_edhe_për_një_vit
Këshilli i Bashkimit Evropian të enjten sanksionet ndaj Iranit për shkak të asaj që evropianët e quajnë "shkelje të të drejtave të njeriut", i ka vazhduar edhe për një vit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 12, 2018 08:46 Europe/Tirane
  • Reuters: Bashkimi Evropian vazhdon sanksionet ndaj Iranit edhe për një vit

Këshilli i Bashkimit Evropian të enjten sanksionet ndaj Iranit për shkak të asaj që evropianët e quajnë "shkelje të të drejtave të njeriut", i ka vazhduar edhe për një vit.

Kështu njoftoi agjencia e lajmeve Reuters e cila në një raport të saj tha se këto sanksione do të vazhdojnë deri në prill të vitit 2019. Reuters duke cituar deklaratën e Këshillit të Bashkimit Evropian, ka shtuar: "Këto sanksione përfshinë bllokimin e pasurive dhe kufizimet ndaj 82 personave dhe një kompanie, ndalimin e eksportit të pajisjeve që mund të përdorën në përballje të brendshme dhe pajisjeve që mund të përdoren për mbikëqyrjen e mjeteve informuese".