Erdogan i shqetësuar nga tensionet SHBA-Rusi: Ndalni vringëllimin e armëve
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje autoriteteve botërore të ndalojnë "vringëllimin e armëve" në Siri pas një rritjeje të paparë të tensionit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me një sulm të dyshuar kimik pranë kryeqytetit sirian.
"Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që disa vende të bindur për fuqinë e tyre ushtarake po e kthejnë Sirinë në një skenë për vringëllimin e armëve", tha të enjten Erdogan. Presidenti turk tha se do të fliste më vonë gjatë ditës me homologun e tij rus Vladimir Putin për të gjetur një mekanizëm të mundshëm që mund të parandalonte sulmet kimike në Siri. Paralajmërimi i Erdogan rreth konfliktit potencial në Siri vijnë pas shqetësimeve të ngjashme të shprehura nga Kryeministri turk Binali Yildirim, i cili të mërkurën i bëri thirrje Rusisë dhe SHBA-ve të ndalojnë "zihen si demat në rrugë" në Siri.