Trump në shërbim të axhendës sioniste në Siri
Presidenti i SHBA Donald Trump ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe retorikën e luftës në Siri.
Trump ka kërcënuar Rusinë se ajo duhet të jetë gati për raketat që Uashingtoni do të dërgojë në Siri në përgjigje të një sulmi të dyshuar me armë kimike pranë Damaskut. Ai ka fajësuar Sirinë për sulmin e supozuar kimik. Pas kërcënimeve të Trump, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders dhe sekretari i mbrojtjes, James Mattis, hodhën poshtë në mënyrë implicite deklaratën e Trump për sulmin kundër Sirisë. "Të gjitha opsionet janë në tryezë dhe një vendim përfundimtar nuk është marrrë," tha Sanders. Mattis tha se SHBA ishte 'ende duke vlerësuar informatat ' për sulmin kimik në Duma. Në përgjigje të retorikës së ashpër të Trump, ambasadori i Rusisë në Liban Alexander Zasypkin tha se çdo raketë amerikane që lëshohet në Siri do të rrëzohet nga Rusia dhe jo vetëm kaq, por forcat ruse do të sulmojnë edhe vendet nga të cilat lëshohen këto raketa. Retorika e Donald Trump kundër Damaskut pas sulmit të dyshuar kimik në Duma kujtoi sulmin raketor të Uashingtonit në aeroportin Al Shairat dhe kjo ngriti spekulime se Shtëpia e Bardhë ishte pas sulmit ajror në bazën ushtarake T-4. Më vonë, u zbulua se avionët izraelitë e kryen në bazën ajrore T4 dhe SHBA nuk kishin rol në të. Tani pyetja është se pse Tel Avivi e kreu këtë sulm? Siç konfirmuan disa nga zyrtarët izraelitë, sulmi izraelit mund të jetë kryer për të ndaluar transferimin e supozuar të armëve për Hezbollahun e Libanit. Sidoqoftë, kërcënimet anti-Damask të Trump pas sulmit kimik të dyshuar në Ghouta Lindore, sinjalizoi se qëllimet e Izraelit në sulmin ndaj bazës ajrore siriane janë përtej çështjes së armëve të Hezbollahut. Kjo është reflektuar në deklaratat e Amiram Levin, një gjeneral izraelit në pension, i cili tha se Tel Avivi duhet të bashkëpunojë me Uashingtonin për të rrëzuar presidentin sirian Bashar Asad. Prandaj, duket se Izraeli kërkon të zbatojë plane strategjike në Siri. Ky qëndrim i Tel Avivit u intensifikua pas deklaratave të Trump, i cili njoftoi se trupat amerikane do të largoheshin nga Siria. Izraeli jo vetëm që dëshiron që Trump të ndryshojë mendjen për të ruajtur trupat amerikane në Siri, por gjithashtu po shqyrton mënyrat për të nxitur Shtëpinë e Bardhë për të zgjeruar praninë ushtarake amerikane në vendin e goditur nga lufta. Në fakt, Izraeli shfrytëzoi rastin dhe zhvilloi një tjetër komplot duke sulmuar bazën ajrore të Sirisë në mesin e zhurmës së krijuar mbi sulmin e dyshuar kimik në Duma. Sulmi i regjimit të Tel Avivit tregoi se organizatat ndërkombëtare duhet të ndërmarrin masa kundër Izraelit për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në Siri.