Pretendimet e Mianmarit mbi kthimin e myslimanëve të shpërngulur Rohingya
(last modified Fri, 13 Apr 2018 07:02:09 GMT )
Prill 13, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Pretendimet e Mianmarit mbi kthimin e myslimanëve të shpërngulur Rohingya

Ministri i Mirëqenies Sociale Mianmar pohoi se kthimi i refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi është një përparësi kryesore për qeverinë e vendit të tij.

Ministri i Mirëqenies Sociale të Mianmarit Win Myat Aye, i cili udhëtoi për në Bangladesh, vizitoi një grup prej 50-anëtarësh të myslimanëve Rohingya në një kamp në juglindje të vendit. Ai që thuhet se kishte shkuar në Bangladesh për të analizuar gjendjen e myslimanëve Rohingya, tha se fillimi i shpejtë i procesit për kthimin e Refugjatëve është një përparësi për vendin. Ministri i Mirëqenies dhe Çështjeve Sociale të Mianmarit për riatdhesimin e myslimanëve gjithashtu pretendoi: Qeveria po përpiqet të përmbushë këtë çështje. Autoritetet e Bangladeshit kanë shprehur shpresën se udhëtimi i Ministrit të Mirëqenies Sociale të Mianmarit do të përshpejtojë procesin e kthimit të myslimanëve Rohingya në atdheun e tyre. Ndërkohë, autoritetet në Mianmar ende nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Dhakës në nëntor të vitit 2017. Marrëveshja midis Ministres së Jashtme të Mianmarit Aung San Suu Kyi dhe homologut të saj të Bangladeshit, mbi  rikthimin e refugjatëve myslimanë Rohingya në vendin e tyre të cilët jetojnë në kufirin mes dy vendeve në kampe johigjienike ende nuk është zbatuar. Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale të Mianmarit pretendon për prioritetin e çështjes për kthimin e refugjatëve myslimanë, kohët e fundit, qeveria e Mianmarit lëshoi leje qëndrimi për budistët Bangladeshi që ata të vendosen në krahinën e Rakhin dhe në Suche. Kjo është një shenjë e politikës së Mianmarit për mashtrimin e opinionit publik botëror, i cili bën thirrje për t'i dhënë fund dhunës kundër myslimanëve dhe kthimit të refugjatëve. Në një situatë ku qeveria e Mianmarit përballet me disa presione ndërkombëtare, vizita e ministrit mianmaras të çështjeve sociale në Bangladesh dhe vizita e tij në kampet e përqendrimit të myslimanëve është një fushatë propagandistike që synon zbutjen e këtyre presioneve dhe parandalimin e izolimit rajonal të Mianmarit dhe parandalimin e kërkesës së disa nga shtetet anëtare për pezullimin e anëtarësimit të Mianmarit në unionin ASEAN. Sa i përket kthimit të refugjatëve Rohingya, ndërsa veprimet e qeverisë së Mjanmarit janë në kundërshtim me dëshirat e saj në këtë çështje, gjithashtu nuk ka kushte për ta bërë këtë. "Shumë gjëra duhet të bëhen para se myslimanët Rohingya të kthehen në krahinën Rakhin", thotë Bill Freelick, drejtor i përgjithshëm i Human Rights Watch. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë të qartë se asnjë riatdhesim nuk mund të ndodhë pa mbikëqyrjen ndërkombëtare. Sipas tij, vëzhguesit ndërkombëtarë, duhet të garantojnë të drejtat themelore të myslimanëve Rohingya, duke përfshirë sigurinë e tyre dhe t'i japë fund idesë që personat e zhvendosur duhet të mbahen përsëri në kampe. Refugjatët Rohingya duhet të kthehen në atdhe dhe të rindërtojnë fshatrat e shkatërruara. Në rrethana të tilla, çështja e kthimit të refugjatëve Rohingya në Mianmar nuk ka një vizion të qartë.

 


 

Tags