Deklarata e Pompeo mbi rolin e Rusisë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72950-deklarata_e_pompeo_mbi_rolin_e_rusisë_në_siri
Kreu i CIA-s amerikane ka thënë se javëve të kaluara në Siri janë vrarë 200 ushtarë rusë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 13, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Deklarata e Pompeo mbi rolin e Rusisë në Siri

Kreu i CIA-s amerikane ka thënë se javëve të kaluara në Siri janë vrarë 200 ushtarë rusë.

I pranishëm në Senatin amerikan, kreu i CIA-s amerikane ka thënë se rreth 200 ushtarë rusë janë vrarë gjatë sulmit ajror të Amerikës ndaj një autokolone të forcave mbështetëse të qeverisë siriane. Vlen të theksohet se kandidati i Presidentit Donald Trump për sekretar shteti, Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, u përball me pyetje të forta lidhur me hetimet mbi Rusinë, marrëdhëniet e tij me presidentin si dhe vatrat e nxehta të globit gjatë seancës për konfirmimin e kandidaturës së tij të enjten para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. “Nuk do të flas për bisedat që kam bërë me presidentin," tha zoti Pompeo në përgjigje të pyetjes nga anëtari më i lartë demokrat i komisionit, Robert Menendez, lidhur me përçmimin shumë të përfolur që ka presidenti për ish-drejtorin e FBI-së James Comey si dhe për hetuesin special, Robert Mueller. “Unë flas shumë me presidentin, por kurrë nuk më ka kërkuar të bëj ndonjë gjë që do ta konsideroja ndopak të parregullt," tha zoti Pompeo. Senatorë të të dyja partive theksuan nevojën që sekretari i Shtetit të jetë në gjendje të operojë në relata shpesh të trazuara me Shtëpinë e Bardhë dhe të jetë në gjendje t'i bëjë rezistencë presidentit kur është e nevojshme.