Mbi 130 emigrantë ilegalë në brigjet e Libisë
(last modified Fri, 13 Apr 2018 11:33:01 GMT )
Prill 13, 2018 13:33 Europe/Tirane
  • Mbi 130 emigrantë ilegalë në brigjet e Libisë

Zëdhënësi i forcave detare të Libisë ka njoftuar për shpëtimin e 130 emigrantëve ilegalë në brigjet veriperëndimore të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se Ajub Kasem, zëdhënësi i forcave detare të Libisë ka deklaruar se garda bregdetare e këtij vendi të enjten ka shpëtuar 137 emigrantë ilegalë me shtetësi të ndryshme afrikane në afërsi të brigjeve të qytetit Zavija në veriperëndim të Libisë që në mesin e tyre ishin edhe 19 gra dhe katër fëmijë. Zëdhënësi i forcave detare të Libisë në vazhdim ka thënë se personat e shpëtuar kanë marrë ndihmat humanitare dhe mjekësore dhe i kanë dërguar ata në një bazë të forcave detare në Tripoli, kryeqytetin e Libisë.

Tags