Bolton për Trump një “biskotë e vështirsë”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73028-bolton_për_trump_një_biskotë_e_vështirsë
Zgjedhja e John Bolton nga presidenti amerikan Donald Trump si këshilltar i tij i sigurisë kombëtare, ngriti shumë reagimenë spektrin politik brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2018 15:33 Europe/Tirane
  • Bolton për Trump një “biskotë e vështirsë”

Zgjedhja e John Bolton nga presidenti amerikan Donald Trump si këshilltar i tij i sigurisë kombëtare, ngriti shumë reagimenë spektrin politik brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Ai konsiderohet nga shumë njerëz si 'skifterë', sepse ideja e përgjithshme është se prania e tij do të hidhte një magji të militarizmit mbi politikën e jashtme të administratës Trump për t’a bërë një nga ekipet më të vështira të sigurisë kombëtare që Shtëpia e Bardhë e ka parë në historinë e kohëve të fundit. Duke shërbyer në qeverinë amerikane në kapacitete të ndryshme që nga viti 1970, Bolton u ngrit në rend të parë në administratën e George Ë. Bushit si nënsekretari i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Çështjet Ndërkombëtare të Sigurisë. Linja ultra-ekstremiste e tij, madje edhe nën presidentin Bush, administrata e të cilit udhëhoqi luftëra shkatërruese në Lindjen e Mesme, e shtyu atëherë sekretaren e shtetit Kondoliza Rajs në një mënyrë që të margjinalizojë Boltonin, duke e emëruar atë në Kombet e Bashkuara megjithëse edhe nominimi i tij si ambasador i SHBA në OKB, u kritikua nga shumë njerëz duke e quajtur atë si të pafat. Carl Ë. Ford Jr., i cili ishte ndihmës sekretar për inteligjencë dhe hulumtim, duke dëshmuar përpara Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se Bolton ishte një 'djalë i përkëdhelur, i cili shkel të tjerët' dhe shpërdoron autoritetin e tij me pak njerëz 'dhe një i emëruar i papërshtatshëm për t'u bërë ambasador në Kombet e Bashkuara. Bolton është konsideruar nga shumë njerëz se qëndron prapa luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Kjo mund të ketë rrënjët e saj në faktin se ai është shumë i bindur për forcën ushtarake amerikane. Greg Thielmann, një veteran i Departamentit të Shtetit dhe kritik i Boltonit, shkroi në blogun e politikës së jashtme LobeLog se Bolton ishte "një lojtar kyç në makinacionet e hershme drejt luftës". Ai kishte "një dëshirë për të hedhur poshtë shpejt fakte të papërshtatshme dhe për të hedhur poshtë çdo analizë që nuk i shërbenin preferencave të politikës së tij", tha Thielmann, i cili shërbeu në Departamentin e Shtetit kur Bolton ishte nënsekretar atje nga 2001 deri në 2005. Ish ministri i mbrojtjes Shaul Mofaz dhe shefi i shtabit të regjimit sionist, duke ju drejtuar një konference të organizuar nga gazeta Yedioth Ahronoth në Jeruzalem, tha se këshilltari i ri i Trump, dikur e shtyu atë të urdhërojë sulme ajrore kundër Iranit. "E njoh John Bolton prej kur ishte ambasadori i SHBA në OKB. Ai u përpoq të më bindte se Izraeli duhet të sulmojë Iranin", tha Mofaz. Dhe për më shumë se një dekadë, Bolton ende po mban të njëjtën mendësi të orientuar drejt luftës. Në një intervistë më 3 shtator të vitit 2017 me Fox Neës, ai deklaroi se e vetmja mundësi e mbetur për t'u marrë me çështjen bërthamore të Koresë së Veriut është 'të përfundojë regjimi në Korenë e Veriut' dhe të goditet ky vend'.