Rusia: Raketat e lëshuara në Siri nuk kanë shënjestruar zonat tona
Ministria mbrojtjes e Rusisë njoftoi se raketat që Amerika ka lëshuar në drejtim të Sirisë nuk kanë prekur zonën ku janë aktivë forcat ushtarake të Rusisë dhe bazat Hamimim dhe Tartus.
Rusia pas sulmit ushtarak të Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Sirisë, ka thënë se asnjë prej raketave të lëshuara në Siri nuk ka prekur perimetrin e sistemit mbrojtës ajror të Rusisë që mbrojnë bazat Hamimim dhe Tartus në Siri. Dje Amerika dhe aleatët e saj kanë kryer një sulm prej 50 minutash kundër Damaskut dhe zonave të tjera në Siri. Ministria e jashtme e Rusisë njoftoi se sulmi ndaj Damaskut është kryer në kohën kur në Siri ekzistonte mundësia për paqe dhe një të ardhme të sigurt. Sipas një njoftimi të agjencisë Mejadin të lajmeve, ministria e jashtme e Rusisë njoftoi se agresioni kundër Sirisë behët për të goditur qeverinë siriane e cila për shumë vite po lufton terrorizmin. Maria Zakhorva zëdhënëse e MPJ të Rusisë me sarkazëm ka reaguar ndaj liderëve amerikanë të cilët veten e tyre e quajnë të veçantë dhe ka thënë se padyshim që janë të veçantë pasi sulmuan Damaskun në kohën kur Siria po lëvizte drejt një të ardhme paqësore. Zakharova tha se në fillim populli sirian përjetoi pranverën arabe, pastaj ISIS-in dhe tani raketat inteligjente të Amerikës. Anatoli Antonov ambasador i Rusisë në Amerikë ka thënë se Moska ka paralajmëruar se të tilla veprime nuk do të mbeten pa pasoja.