Sulmi i Amerikës në Siri, përsëritja e gabimeve të së kaluarës
Më në fund pas disa ditë polemika dhe propagandë, ushtria amerikane sulmoi Sirinë.
Donald Trump, president i Amerikës me pretekstin e sulmeve kimike në rajonin Gute lindor në Siri, ka dhënë urdhër për nisjen e ofensivës ushtarak kundër Sirisë duke pasur mbështetjen e Britanisë së madhe dhe të Francës. Një forcë e madhe veprimi prej 12 anijesh luftarakë ka shkuar në drejtim të Sirisë, një nga përqendrimet më të mëdha të fuqisë detare të SHBA që nga sulmi i Irakut i vitit 2003. Luftanija bërthamore gjigante, "USS Harry S Truman", që mban 90 aeroplanë është lëvizur nga Evropa drejt Lindjes së Mesme. Një tjetër, një nga 4 shkatërruesit e fuqishëm besohet të jetë në Mesdhe ose afër tij tashmë, duke përfshirë Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon së bashku me dy nëndetëse bërthamore, "Gjeorgji" dhe "John Warner". Vendosja e 12 anijeve amerikane në një mision të tillë është përqendrimi më i madh i fuqisë së zjarrit, një nga më të mëdhenjtë kur gjashtë transportuesit e avionëve mbështetën pushtimin e Irakut në 2003. Kjo situatë vjen pas tensioneve të larta ndërsa Donald Trump vazhdon të jetë i vendosur për vazhdimin e sulmeve ajrore në Siri pas sulmit me gaz ndaj civilëve në qytetin e Daumas. Rusia ka kërcënuar të parandalojë çdo raketë të nisur në drejtim të forcave të regjimit të Asadit duke përdorur sistemin e frikshëm të mbrojtjes S-400. Mirëpo Amerika së bashku me aleatët e saj ka nisur agresionin e saj ushtarak kundër Damaskut dhe provincës Homs në Siri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje kanë nisur ofensivën ndaj Sirisë. Në mbështetje të SHBA-ve janë rreshtuar edhe Britania e Madhe me Francën, të cilat po marrin pjesë në këtë ofensivë, ndërsa Theresa May e konfirmoi edhe zyrtarisht praninë e flotës britanike në sulmin ndaj Sirisë. Vetë presidenti Trump lajmëroi se ka urdhëruar një sulm ajror me goditje precize, për të mos dëmtuar qytetarët sirianë, ndërsa besohet se kjo do të jetë ofensiva më e madhe e aleatëve, kundër Sirisë. “Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Britanisë së Madhe, është duke u zhvilluar tani”, deklaroi presidenti Trump. Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se shteti ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut. Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-të akuzuan Sirinë për përdorim të armëve kimike në qytetin e Dumas, ndërsa ende pritet me interes reagimi i Rusisë, që kërcënoi me luftë, nëse sulmohet Siria. Rusia kaloi në kundërsulm ndaj Perëndimit lidhur me sulmin kimik në Siri. Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi se sulmi me armë kimike në Siri është ndërmarrë nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja. Më herët Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin deklaruar se kanë prova që një gjë e tillë ka ndodhur, e së bashku me Britaninë e Madhe po konsiderojnë të kundërpërgjigjen me ndërhyrje ushtarake. Rusia, e cila ka forca ushtarake të vendosura në Siri në mbështetje të qeverisë, ka paralajmëruar se goditjet ajrore të SHBA rrezikojnë të nisin një luftë më të gjerë. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka theksuar ndërkohë se Lindja e Mesme është në “kaos” dhe se Lufta e Ftohtë “po rikthehet me forma hakmarrjeje”. Antonio Guterres foli gjatë një takimi special të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të thirrur pikërisht nga Rusia. Inspektorë të pavarur të armëve kimike kanë mbërritur në Siri gjatë së shtunës, pikërisht në zonën ku dyshohet të jetë kryer sulmi me armë kimike. Gjatë një konference shtypi, Lavrov tha se ai kishte "prova të pakundërshtueshme" se sulmi ishte organizuar si pjesë e një "fushate rusofobike" të udhëhequr prej vetëm një shteti, emrin e të cilit nuk e përmendi. Shtëpia e Bardhë është ende duke vlerësuar informacionet e shërbimeve sekrete dhe po bisedon me aleatët mbi mënyrën e kundërpërgjigjes. Një delegacion i Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka nisur hetimin e vet në rajonin e Gute Lindor, në Siri, megjithëse për këtë lëvizje nuk jepen shumë detaje për arsye sigurie.