Amerika sulmon Sirinë me raketa
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73048-amerika_sulmon_sirinë_me_raketa
Amerika së bashku me aleatët e saj ka nisur agresionin e saj ushtarak kundër Damaskut dhe provincës Homs në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2018 05:51 Europe/Tirane
  • Amerika sulmon Sirinë me raketa

Amerika së bashku me aleatët e saj ka nisur agresionin e saj ushtarak kundër Damaskut dhe provincës Homs në Siri.

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dje kanë nisur ofensivën ndaj Sirisë. Në mbështetje të SHBA-ve janë rreshtuar edhe Britania e Madhe me Francën, të cilat po marrin pjesë në këtë ofensivë, ndërsa Theresa May e konfirmoi edhe zyrtarisht praninë e flotës britanike në sulmin ndaj Sirisë. Vetë presidenti Trump lajmëroi se ka urdhëruar një sulm ajror me goditje preçize, për të mos dëmtuar qytetarët sirianë, ndërsa besohet se kjo do të jetë ofensiva më e madhe e aleatëve, kundër Sirisë. “Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Britanisë së Madhe, është duke u zhvilluar tani”, deklaroi presidenti Trump. Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se shteti ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut. Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-të akuzuan Sirinë për përdorim të armëve kimike në qytetin e Dumas, ndërsa ende pritet me interes reagimi i Rusisë, që kërcënoi me luftë, nëse sulmohet Siria.