Reagimi i Kinës ndaj sulmeve kundër Sirisë
Prill 14, 2018 07:37 Europe/Tirane
Ministria e jashtme e Kinës duke reaguar ndaj sulmeve të sotme të Uashingtonit dhe aleatëve të tij në LM, ka thënë se zgjidhja politike është rruga e vetme për zgjidhjen e krizës në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e jashtme e Kinës deklaroi se "zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje reale për çështjen siriane", duke reaguar ndaj sulmeve raketore të SHBA, Britanisë dhe Francës kundër Sirisë. Pekini duke kritikuar sulmet e njëanshme të Amerikës, Francës dhe Britanisë ndaj territorit të Siri, ka thënë: "Çdo veprim ushtarak jashtë kornizës së Këshillit të Sigurimit është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare".
Tags