Rusia mund t'i japë Sirisë sistemet raketore S-300
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73094-rusia_mund_t'i_japë_sirisë_sistemet_raketore_s_300
Pas sulmeve raketore të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër Sirisë, Rusia bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shqyrtuar agresionin trepalësh ndaj Sirisë dhe njoftoi se mund të marrë në konsideratë furnizimin e Sirisë me sisteme të mbrojtjes raketore S-300.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2018 13:06 Europe/Tirane
  • Rusia mund t'i japë Sirisë sistemet raketore S-300

Pas sulmeve raketore të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër Sirisë, Rusia bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shqyrtuar agresionin trepalësh ndaj Sirisë dhe njoftoi se mund të marrë në konsideratë furnizimin e Sirisë me sisteme të mbrojtjes raketore S-300.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, kolonel Sergej Rudskoi tha të shtunën se veprimet e SHBA në Siri kanë për qëllim destabilizimin e situatës tashmë të brishtë në të gjithë rajonin, duke shtuar se sistemi raketor S-300 mund të shpërndahet edhe në vende të tjera, përveç Sirisë. Ushtria ruse tha të shtunën se  tre vendet agresore kanë qëlluar 103 raketa në Siri, por sistemet e mbrojtjes ajrore siriane arritën të rrëzojnë 71 prej tyre. "Gjithsej u lëshuan 103 raketa cruise," tha oficeri i lartë ushtarak Sergei Rudskoi në një konferencë në Moskë. "Shtatëdhjetë e një raketa u kapën nga mbrojtja ajrore e vjetëruar e Sirisë. Rusia do të rinovojë mbrojtjen ajrore siriane", shtoi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse.