Vritet një ushtar turk, plagosen 5 të tjerë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73106-vritet_një_ushtar_turk_plagosen_5_të_tjerë
Të paktën një ushtar turk është vrarë dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda në një përleshje të ashpër me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në krahinën lindore të Turqisë, Agri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2018 16:58 Europe/Tirane
  • Vritet një ushtar turk, plagosen 5 të tjerë

Të paktën një ushtar turk është vrarë dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda në një përleshje të ashpër me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në krahinën lindore të Turqisë, Agri.

Burimet e sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se ekipet e xhandarmërisë po kryenin një operacion në rajonin Dogubejazit të provincës Agri, që ndodhet 1,200 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara, kur ata ndeshën në një grup militantësh të PKK. Burimet shtuan se forcat turke dhe kurdë u angazhuan në një betejë të ashpër të armatosur, ku u plagosën gjashtë ushtarë. Ushtarët u dërguan pastaj në një spital aty pranë, ku njëri prej tyre vdiq prej plagëve të rënda. Një militant i PKK u vra gjithashtu dhe disa të tjerë u plagosën gjatë luftimeve. Militantët e PKK vazhdimisht përleshen me forcat turke në juglindje të Turqisë dhe në zonat e banuara nga kurdët e bashkuar në Irakun e veriut.