Deklaratë e njëanshme e sekretarit të përgjithshëm të OKB
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në takimin e Këshillit të Sigurimit pretendoi se Amerika ka qëlluar vendet ushtarake në Siri për të parandaluar sulmet kimike në këtë vend.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Antonio Guteres, sekretar i përgjithshëm i OKB, në takimin e KS të OKB, duke deklaruar se sulmet në Siri ishin të kufizuara dhe kanë qëlluar tre pika, ka shtuar se çdo veprim që shton vuajtjet e popullit sirian, duhet të shmanget. Sekretari i përgjithshëm i OKB shprehu keqardhje për dështimin e Këshillit të Sigurimit për të arritur një mekanizëm të suksesshëm për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në Siri, duke u bërë thirrje anëtarëve të këshillit për të ndërmarrë veprime konkrete. Të shtunën Amerika, Franca dhe Britania kanë sulmuar Sirinë nën pretekstin e sulmeve me armë kimike të ndodhura ditë më parë në Duma të Sirisë.