Deklaratë e njëanshme e sekretarit të përgjithshëm të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73112-deklaratë_e_njëanshme_e_sekretarit_të_përgjithshëm_të_okb
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në takimin e Këshillit të Sigurimit pretendoi se Amerika ka qëlluar vendet ushtarake në Siri për të parandaluar sulmet kimike në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 15, 2018 03:50 Europe/Tirane
  • Deklaratë e njëanshme e sekretarit të përgjithshëm të OKB

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në takimin e Këshillit të Sigurimit pretendoi se Amerika ka qëlluar vendet ushtarake në Siri për të parandaluar sulmet kimike në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Antonio Guteres, sekretar i përgjithshëm i OKB, në takimin e KS të OKB, duke deklaruar se sulmet në Siri ishin të kufizuara dhe kanë qëlluar tre pika, ka shtuar se çdo veprim që shton vuajtjet e popullit sirian, duhet të shmanget. Sekretari i përgjithshëm i OKB shprehu keqardhje për dështimin e Këshillit të Sigurimit për të arritur një mekanizëm të suksesshëm për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në Siri, duke u bërë thirrje anëtarëve të këshillit për të ndërmarrë veprime konkrete. Të shtunën Amerika, Franca dhe Britania kanë sulmuar Sirinë nën pretekstin e sulmeve me armë kimike të ndodhura ditë më parë në Duma të Sirisë.