Kontradikta e Uashingtonit mbi daljen nga Siria
Në vazhdën e kundërthënieve të autoriteteve amerikane mbi praninë ushtarake në Siri, Shtëpia e Bardhë njoftoi për vendimin e presidentit amerikan për largimin sa më të shpejtë të forcave ushtarake amerikane nga Siria.
Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë me anë të një deklarate njoftoi se misioni i Shtëpisë së Bardhë nuk ka përfunduar dhe Donald Trump president i Amerikës qartazi është shprehur se forcat ushtarake amerikane shumë shpejt do të tërhiqen dhe largohen nga Siria. Nga ana tjetër Nikki Haley, përfaqësuese e Amerikës në OKB ka thënë se forcat amerikane në Siri do të qëndrojnë në këtë vend deri në kohën kur të jenë plotësuar qëllimet dhe objektivat e Amerikës. Ndërsa Emanuel Macron, president i Francës, ka deklaruar se Parisi ka bindur Uashingtonin për të pasur një prani afatgjatë ushtarake në Siri. Deklaratat kundërthënëse të autoriteteve të Uashingtonit mbi largimin e trupave ushtarake nga Siria bëhen në kohën kur Britania e Madhe, Amerika dhe Franca kanë nisur agresionin ushtarak kundër Sirisë me gjoja pretekstin e sulmit me armë kimike në qytetin Duma.