Demonstrata të mëdha në Barcelonë, kërkohet liri për liderët katalonas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73186-demonstrata_të_mëdha_në_barcelonë_kërkohet_liri_për_liderët_katalonas
Mijëra mbështetës të Katalonisë së pavarur marshuan sot rrugëve të Barcelonës duke kërkuar lirimin e liderëve nga burgu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2018 07:24 Europe/Tirane
  • Demonstrata të mëdha në Barcelonë, kërkohet liri për liderët katalonas

Mijëra mbështetës të Katalonisë së pavarur marshuan sot rrugëve të Barcelonës duke kërkuar lirimin e liderëve nga burgu.

Demonstratat e sotme janë organizuar nga grupet Omnium dhe komunat nacionale katalonase, liderët e të cilave janë në mesin e personave të arrestuar për shkak të rolit të tyre në iniciativën e vitit të kaluar për shpalljen  pavarësisë së Katalonisë nga Spanja. Dy sindikatat më të mëdha iu bashkëngjitën protestës pavarësisht akuzave nga anëtarët e tyre që nuk dëshirojnë shkëputjen nga Spanja.