Trump: Kam reputacion më shumë se Obama!
Presidenti i Amerikës vuri në dukje rezultatet më të fundit të sondazheve dhe pretendoi se ka reputacion më shumë se Obama, ndërkohë kohën kur mesatarja e sondazheve tregon nivelin më të ulët për atë.
Gazeta "Daily Mail" në një raport të saj ka shkruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Në sondazhin e Rasmusen ka arritur një reputacion deri në 50%, do të thotë se ky është nivel shumë më i lartë se sa niveli i reputacionit të ish-presidentit Barak Obama në këtë periudhë kohore. Me të gjithë materialet e rrejshme dhe me lajmet false, është vështirë ta besosh! Faleminderit Amerikë, ne jemi duke bërë punë të mëdha!"- përfundon mesazhin Trump. Reputacione i Trump në sondazhin e gazetës presidenciale "Rasmusen" që u zhvillua më 12 prill, ka shkuar deri në 50%, do të thotë 2% më lartë se niveli i reputacionit me 48% të ish-presidentit Barak Obama që kishte në prill të vitit 2010. Në krahasim të nivelit të reputacionit të demokratëve dhe republikanëve, Obama në mënyrë të përsëritshme ishte më lartë në sondazhet e gazetës "Rasmusen" deri në shkurt. Mirëpo rezultatet e sondazheve të tjera tregojnë se Trump akoma ka distancë të madhe me nivelin 50 % të reputacionit.