Shkarkimet dhe emërimet dyditore në Shtëpinë e Bardhë
Personi që ka hyr më së fundi në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të mosmbështetjes ndaj Donald Trump në zgjedhjet brenda partiake në vitin 2016, u detyrua të japë dorëheqje.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se John Lerner, këshilltari i Mike Pencem zv/presidentit të parë të Amerikës, vetëm dy ditë pas emërimit, ka dhënë dorëheqje dhe kështu emri i tij u regjistrua si personi që ka shërbyer për kohën më të shkurt në administratën e Trump. John Lerner i cili më parë kishte qenë edhe këshilltar i Nikki Haley, përfaqësueses së përhershme të Amerikës në OKB, të premten u emërua si këshilltar i lartë i Pence, por ditën e diele u largua nga ky post. Thuhet se njerëzit e afërt me Trump i kanë thënë atij se Lerner në zgjedhjet brenda partiake të vitit 2016 kishte mbështetur Marco Rubio, senatorin republikan të Floridas, ndërsa pastaj Trump pa marrë parasysh shpjegimet e Pence, është penduar për emërimin e tij. Sipas këtij burimi, Lerner pasi u informua për këtë qëndrim të Trump, ka paraqitur dorëheqjen.