Paralajmërimi i Mattis për Donald Trump
Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka paralajmëruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara për çdo veprim luftarak kundër Iranit.
Sipas gazetës Wall Street Journal, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përpara se të niste një sulm raketor me Britaninë dhe Francë në Siri, i kishte propozuar ekipit të tij këshillues për të sulmuar bazat e Rusisë dhe Iranit në Siri, por James Mathis, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, e kundërshtoi këtë vendim. Mattis paralajmëroi se rreziqet e një sulmi të tillë do të ishin të kushtueshme dhe mund të çonin në përgjigje më të rrezikshme dhe më të gjerë nga Teherani dhe Moska. Rusia kishte paralajmëruar se nëse derdhet gjak rus në Siri, forcat ruse do të shkatërrojnë të gjitha bazat nga ku janë nisur raketat drejt Sirisë. Ndërkohë, sipas zëdhënësit të Ministrisë së mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, sistemi i mbrojtjes ajrore Pantsir-S1, i përdorur nga forcat siriane, tregoi pothuajse 100% efektivitet në goditjen e raketave perëndimore. Konashenkov përsëriti se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane S-125, S-200, Buk dhe Kvadrat, të gjitha të epokës sovjetike, morën pjesë në përballjen e sulmit të përbashkët raketor ndaj Sirisë.