Polemikat e kryeministres angleze mbi sulmin me raketa në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73242-polemikat_e_kryeministres_angleze_mbi_sulmin_me_raketa_në_siri
Theresa May, kryeministre e Anglisë për të justifikuar harmonizimin e vendit të saj me Amerikën në sulmin kundër Sirisë ka thënë: Nuk kishim rrugë tjetër veçse t’i përgjigjeshim qeverisë së Bashar Asad për sulmin kimik kundër qytetit Duma.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 17, 2018 03:44 Europe/Tirane
  • Polemikat e kryeministres angleze mbi sulmin me raketa në Siri

Theresa May, kryeministre e Anglisë për të justifikuar harmonizimin e vendit të saj me Amerikën në sulmin kundër Sirisë ka thënë: Nuk kishim rrugë tjetër veçse t’i përgjigjeshim qeverisë së Bashar Asad për sulmin kimik kundër qytetit Duma.

E ndodhur përpara parlamentit anglez, kryeministrja Theresa May dha shpjegime mbi sulmin e Amerikës, Anglisë dhe Francës kundër Sirisë dhe tha: Ky sulm u krye për tu përballur me interesimin e qeverisë së Bashar Asad për të përdorur armë kimike dhe qëllimi i këtij sulmi nuk ishte ndryshimi i qeverisë së Asad. Theresa May, pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe në këtë sulm e cilësoi në kuadër të interesave kombëtare dhe tha: Pjesëmarrja në sulmin kundër Sirisë nuk ishte vetëm për shkak të kërkesës së Donald Trump. Xheremi Korbin, lider i partisë laburiste në Angli, në takimin e parlamentit, vendimin e kryeministres Theresa May për të ndërhyrë ushtarakisht në sulmin kundër Sirisë e ka quajtur veprim të jashtëligjshëm që u krye pa lejen e  brendshme dhe ndërkombëtare.