Macron apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73260-macron_apelon_për_mbrojtjen_e_demokracisë_në_be
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje evropianëve t'i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2018 09:03 Europe/Tirane
  • Macron apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje evropianëve t'i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.

"Nuk dua t'i përkas një brezi të të përgjumurve që kanë harruar të kaluarën e tyre", tha Macron në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg. "Dua t'i përkas një brezi që zgjodhi të mbrojë demokracinë e tij", tha ai. Macron tha se "duket se ka nisur një luftë civile evropiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi". Ai e dënoi, siç u shpreh, magjepsjen me joliberalët. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e lavdëroi fjalimin e Macronit dhe përkushtimin e tij ndaj BE-së. "Kjo është Franca e vërtetë", tha Juncker.