Parisi i merr pas medaljen “Chavalia” Bashar Asadit
Pallati Elize në vazhdim të veprimeve armiqësore të Francës kundër Sirisë, ka deklaruar se medalja “Chavalia” e këtij vendi do t’i merret pas presidentit sirian.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se një burim në pallatin Elize të Francës ka deklaruar se Franca ka marra masat për t’i marrë pas medaljen “Chavalia” nga presidenti sirian Bashar Asad. Kjo është medalja më e lart nderi në Francë e themeluar në vitin 1802 nga Napoleon Banaparta. Në vitin 2001, ish-presidenti francez Zhak Shirak i kishte dhënë këtë medalje presidentit sirian Bashar Asad. Pallati Elize këtë vendim e ka marrë 48 orë pas sulmit raketor të Amerikës, Anglisë dhe Francës kundër Sirisë me pretekst të përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane.