Përpjekje për uljen e kompetencave luftarake të presidentit Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73316-përpjekje_për_uljen_e_kompetencave_luftarake_të_presidentit_trump
Pas keqpërdorimit të kompetencave luftarake nga ana e presidentit amerikan, Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bën përpjekje të vë nën kontroll kompetencat e presidentit në këtë fushë.  
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 18, 2018 04:38 Europe/Tirane
  • Përpjekje për uljen e kompetencave luftarake të presidentit Trump

Pas keqpërdorimit të kompetencave luftarake nga ana e presidentit amerikan, Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bën përpjekje të vë nën kontroll kompetencat e presidentit në këtë fushë.  

Në planin e parashtruar nga të dy partitë amerikane në komitetin për marrëdhëniet me jashtë të senatit, presidenti amerikan ndalohet të japë urdhër për nisjen e luftës ndaj ndonjë vendi apo ndonjë grupi terrorist pa marrë përpara konfirmimin dhe lejen e Kongresit. Plani synon të rishikojë ligjin e miratuar pas ngjarjes terroriste të 11 shtatorit 2001, i njohur me emrin ligji që lejon presidentin të përdor ushtrinë për të sulmuar terroristët, me qëllim që të kufizohet kompetenca e presidentit në këtë çështje. Në kushtetutën amerikane, kompetenca për nisjen dhe shpalljen e luftës i takon Kongresit ndërsa ligji për kompetencat e luftës i miratuar në vitin 1973 gjithashtu ka përcaktuar kushte të veçanta për presidentin amerikan lidhur me përdorimin e ushtrisë në kontestet dhe konfliktet jashtë vendit. Megjithatë përveç 5 luftërave që kanë pasur konfirmimin dhe lejen e kongresit, me dhjetëra luftëra të tjera që ka kryer Amerika janë bërë pa konfirmimin e këtij institucioni dhe asnjë prej presidentëve amerikanë nuk ka respektuar nenet e ligjit të vitit 1973. Edhe ligji që lejon përdorimin e ushtrisë në sulmet kundër terroristëve që u miratua për t’iu kundërvënë Al Kaidës dhe grupit Taleban, gjithashtu nuk është zbatuar në formë të saktë. Presidentët amerikanë, duke komentuar në formë të ndryshme këtë ligj, pa marrë lejen dhe konfirmimin e Kongresit e futën Amerikën në luftën kundër ISIS. Tani kur Amerika pa marrë lejen e Kongresit u fut në agresionin kundër Sirisë, ligjvënësit amerikanë po bëjnë përpjekje që të ulin kompetencat e presidentit për nisjen e një lufte. Ligji për përdorimin e ushtrisë kundër grupeve terroriste, e lejon presidentin amerikan të marrë vendime për të sulmuar të gjitha ato grupe që njihen dhe janë të regjistruar në listën amerikane të grupeve terroriste dhe për përfundimin e operacioneve ushtarakë kundër këtyre grupeve nuk ka ndonjë afat të caktuar. Tani pritet që kompetencat e këtij ligji të ndërpriten, sa i përket sulmeve ndaj vendeve apo grupeve të reja terroriste, pa marrjen e lejes nga Kongresi. Mirëpo duke pasur parasysh traditën e rezistencës të ekzekutivit amerikan kundrejt kompetencave të Kongresit, është shumë e dyshimtë që presidenca amerikane dhe Shtëpia e Bardhë të pranojë kufizimet e ligjvënësve për mënyrën e futjes së Amerikës në luftë. Presidentët amerikanë për nisjen e luftërave pa lejen e Kongresit, janë justifikuar gjithmonë me kohën e shkurtër dhe nevojën e ndërhyrjes së shpejtë. Pas nisjes së luftës ata gjithmonë kanë njoftuar Kongresin me shkrim për nisjen e kësaj lufte. Donald Trump pas dhënies së urdhrit për nisjen e agresionit ushtarak kundër Sirisë dhe lëshimit të raketave ndaj këtij vendi, në një letër drejtuar Kongresit është shprehur se sulmi është kryer në bazë të kompetencave të tij si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe kreu i ekzekutivit amerikan. Mirëpo pretendimi për përdorimin e kësaj kompetence është hedhur poshtë nga disa pjesëtarë të Kongresit. Nancy Pelosi liderja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve thotë: Brenda një nate sulmet ajrore nuk mund të zëvendësojnë strategjinë e përgjithshme mbi Sirinë dhe presidenti duhet të informojë dhe marrë konfirmimin e Kongresit për veprimet ushtarake. Ndërsa senator Tim Kaine thotë: Vendimi i Trump për të sulmuar Sirinë pa lejen e Kongresit është veprim i jashtëligjshëm dhe ne nuk duhet të firmosim çekun e bardhë për presidentin amerikan që ai të nisë një luftë tjetër.