Takimi i KS të OKB lidhur me Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73326-takimi_i_ks_të_okb_lidhur_me_jemenin
Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit në takimin e KS të kësaj organizate ka thënë se brenda 2 muajve të ardhshëm do të përcaktojë kornizat e nevojshme për t’i dhënë fund luftës në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2018 04:38 Europe/Tirane
  • Takimi i KS të OKB lidhur me Jemenin

Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit në takimin e KS të kësaj organizate ka thënë se brenda 2 muajve të ardhshëm do të përcaktojë kornizat e nevojshme për t’i dhënë fund luftës në Jemen.

Martin Griffiths paralajmëroi se ekzistojnë raporte të pakonfirmuara se lëvizjet e forcave të Jemenit janë duke u shtuar dhe mund të nisë një operacion i gjerë ushtarak përreth portit Hadida. Nikki Haley përfaqësuesja e Amerikës në KS të OKB duke paraqitur pretendimet e saj të mëparshme kundër Iranit tha se Amerika po bën përpjekje për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje politike në Jemen. Haley pa përmendur krimet e Arabisë Saudite kundër Jemenit tha se Arabia Saudite ka të drejtë që të përballet dhe mbrohet nga raketat e etnisë Houthi. Karen Pierce përfaqësues i Britanisë së Madhe në OKB gjithashtu ka pretenduar se sulmi me raketa balistike kundër Arabisë Saudite është i tmerrshëm dhe bie ndesh me ligjet ndërkombëtare. Nga ana tjetër Antonio Gutters, sekretari i përgjithshëm i OKB në një konferencë të përbashkët shtypi me Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se asnjë rrugëzgjidhje tjetër nuk është efikase në Jemen përveç rrugëzgjidhjes politike. Ndërsa përfaqësuesi i Rusisë në OKB gjendjen në Jemen e ka quajtur katastrofike dhe ka thënë se me miliona jemenas janë të uritur. Vasili Nevenzia tha se ndihmat humanitare duhen dërguar sa më shpejt që të jetë e mundur në Jemen pasi populli jemenas rrezikon infektimin me sëmundje të ndryshme mes tyre me Kolerën. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e mbi 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.