Turqi, burg i përjetshëm për 12 persona lidhur me grusht shtetin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73368-turqi_burg_i_përjetshëm_për_12_persona_lidhur_me_grusht_shtetin
Bëhet e ditur se 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar me akuzën për “shkelje të kushtetutës” në rastin e “grushtit kryesor” në Stamboll në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, janë dënuar me burgim të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2018 08:01 Europe/Tirane
  • Turqi, burg i përjetshëm për 12 persona lidhur me grusht shtetin

Bëhet e ditur se 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar me akuzën për “shkelje të kushtetutës” në rastin e “grushtit kryesor” në Stamboll në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, janë dënuar me burgim të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka shpallur vendimin e saj në lidhje me çështjen gjyqësore të zhvilluar sot në pallatin e drejtësisë në Stamboll. Në këtë kuadër trupi gjykues me akuzat “përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues duke përdorur forcë dhe dhunë”, “përpjekje për të përmbysur kuvendin e Turqisë dhe për të penguar ushtrimin e detyrës”, “kryerja e funksionit si drejtues në organizatë terroriste” dhe “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur” ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm për 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO.