Austria vendos ligj të ri për emigracionin
Kancelari i Austrisë ka vendosur të vendosë të miratojë një pako të re të ligjeve dhe rregullave për ta ndaluar emigracionin drejt këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë, ka thënë se qëllimi i tij është ndalja e fluksit të emigracionit ilegal dhe lufta kundër keqpërdorimit të të drejtës për të marrë të drejtat për azil në Austri. Kurz ka shtuar se miratimi i pakos së ligjeve të cilën është duke e shqyrtuar qeveria, do të ushtrojë ndikim mbi tregun e trafikimit të qenieve njerëzore. Autoritetet austriake në bazë të këtyre ligjeve, emigrantëve të cilët kanë para me vete do t’ua marrin nga 840 euro si shpenzime për shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil në Austri. Edhe policia e këtij vendi do të kenë leje të kontrollojnë telefonin e emigrantëve. Austria gjithashtu pritet të vendosë ligje që nëse një emigrant largohet nga ky vend për t’i kaluar pushimet në vendin nga ka ardhur, ai do ta humbë të drejtën e azilit.