400 milion euro dëme nga greva në Francë
Greva e fundit e zhvilluar në Francë i ka kushtuar këtij vendi një dëm prej 400 milion euro.
Greva e punonjësve të kompanive të hekurudhës dhe transportit ajror, deri tani ka shkaktuar me qindra miliona euro dëme, ka thënë një prej funksionarëve francezë. Sipas përllogaritjeve të deritanishme, dëmet e shkaktuara nga greva në sektorin hekurudhor ka qenë 160 milion euro ndërsa nga Airbus dhe sektori i transportit ajror ka shkaktuar 240 milion euro. Ndërkohë greva e punonjësve të këtyre sektorëve pritet të vazhdojë për 3 muaj. Grevat dhe protestat organizohet kundër presidentit francez të cilit i kërkohet të plotësojë kërkesat e punëtorëve. Greva e përgjithshme kundër politikave të Makron ka përfshirë 133 qytete në Francë. Me mijëra protestues në Paris, Lion dhe Marsei kanë mbajtur pankarta në duar ku kanë lëshuar slogane kundër presidentit Makron.