Rudy Giuliani i bashkohet skuadrës ligjore të Donald Trump
Rudi Xhuliani, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, është një nga tre avokatët të cilët do t’i bashkohen skuadrës ligjore të presidentit Donald Trump në hetimin për ndërhyrjen ruse. Xhuliani është një mbështetës i hershëm i Trump të shtetit dhe ka një karrierë të gjatë si prokuror federal.
Skuadra ligjore e presidentit Donald Trump e cila po trajton hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016, është shtuar me tre avokatë të rinj, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Në një deklaratë për shtyp, avokati i Trump, Jay Sekulow u shpreh se presidenti e ka vlerësuar Giuliani-n si “një mik të vjetër i cili dëshiron që çështja e hetimit mbi Rusinë të zgjidhet sa më parë në të mirë të vendit.”