Kritika e presidentit amerikan për çmimet e larta të naftës
(last modified Fri, 20 Apr 2018 18:53:04 GMT )
Prill 20, 2018 20:53 Europe/Tirane
  • Kritika e presidentit amerikan për çmimet e larta të naftës

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kritikuar Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), duke thënë se "çmimet e naftës janë artificialisht shumë të larta".

Në një postim të Tuiter, Trump paralajmëroi se SHBA "nuk do të" pranojnë kontrolle artificiale të çmimeve nga OPEC, që përfaqëson 14 nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë. "Duket sikur OPEC është në të, përsëri," tha Trump të premten. "Me sasinë rekorde të naftës në të gjithë vendin, duke përfshirë anijet plotësisht të ngarkuara në det, çmimet e naftës janë artificialisht shumë të larta, jo të mira dhe nuk do të pranohen!" Anëtarët e OPEC dhe disa vende që prodhojnë naftë e që nuk janë anëtarë të OPEC, kanë zvogëluar prodhimin që nga fillimi i vitit 2017. Shkurtimet e prodhimit të cilat do të përfundojnë në fund të këtij viti kanë arritur të rrisin çmimet e naftës mbi 70 dollarë për fuçi, ndërsa 30 dollarë për fuçi ishte në fillim të vitit 2016.

 

Tags