Natalie Portman nuk pranon çmimin e sionistëve
Ylli amerikano-izraelite e Hollivudit ka refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e çmimit Nobel për hebrenjtë, në përgjigje të ngjarjeve të fundit në Palestinën e okupuar dhe ndaj sulmeve të regjimit sionist në Gaza dhe në Kudsin e shenjtë.
Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, fondacioni Genesis Price, që e jep këtë çmim, njoftoi se znj. Natalie Portman ka refuzuar të merrte pjesë në ceremoninë e çmimit Nobel për hebrenjtë që do të mbahet në Palestinën e pushtuar. Natalie Portman tha se "ngjarjet e fundit në Izrael e kanë lënduar rëndë atë dhe nuk do të jetë e lehtë për të pjesëmarrja në çdo eveniment në Izrael". Në një deklaratë të lëshuar në përgjigje të veprimit të Portman, Instituti Genesis Price deklaroi: "Organizatorët e ceremonisë janë të frikësuar se vendimi i Portman do të politizojë veprimin e tyre bamirës". Sipas gazetës izraelite Haaretz, Portman nuk ka ndërmend të kthejë çmimin prej 1 milion $ që ka marrë nga ky fondacion dhe synon ta përdorë atë për vepra bamirësie. Çmimi 1 milion $, i emëruar çmimi Nobel për hebrenjtë, i jepet çdo vit hebrenjve që kanë arritur suksese të konsiderueshme në fushën e tyre të veprimtarisë.