Trump dhe Macron diskutojnë për marrëveshjen bërthamore të Iranit
Një zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara njoftoi të shtunën në mëngjes se të martën e ardhshme, presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez Emanuel Macron do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ky zyrtar amerikan i cili preferoi të mbetet anonim, shtoi: "Bisedimet e SHBA me vendet evropiane në shqyrtimin e shqetësimeve të Uashingtonit rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit nuk kanë përfunduar ende". Ai tha: "Europianët, në veçanti, Britania, Franca dhe Gjermania, po shqyrtojnë seriozisht disa nga shqetësimet tona më të rëndësishme në lidhje me programin e raketave balistike të Iranit dhe në lidhje me fundin e kufizimeve 10-vjeçare të programit bërthamor iranian". Në takimin midis Trump dhe Macron, të dy palët do të diskutojnë gjithashtu mbi çështje të tjera si Siria, duke përfshirë sulmin e fundit të përbashkët ushtarak mbi Sirinë", shtoi ky zyrtar amerikan.