Guteres flet për pamundësinë e zgjidhjes së krizës siriane
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pranoi se organizata të cilën ai drejton, nuk është në gjendje të zgjidhë problemin sirian.
Antonio Guteres në një intervistë me televizionin suedez SVT, ka thënë se duke pasur parasysh mosmarrëveshjet në KS të OKB, kjo organizatë nuk është në gjendje të zgjidh problemet me të cilat përballet Siria. Guteres ka thënë se është shumë naivë të mendosh se Kombet e Bashkuara mund t'a zgjidhin mrekullisht problemin sirian, veçanërisht duke pasur parasysh se Këshilli i Sigurimit është i përçarë sa i përket kësaj çështjeje". Më 17 prill 2018 Amerika, Franca dhe Britania kryen sulme raketore në Siri, duke pretenduar se në Guta Lindore qeveria siriane ka kryer sulme kimike.