Moska i jep falas S-300 Sirisë
Gazeta "Kommersant" e Rusisë duke cituar burime diplomatike dhe ushtarake të Rusisë, ka shkruar se Moska së shpejti do t'i japë Damaskut falas sistemin raketor S-300.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta ruse "Kommersant" sot (të hënën) duke cituar dy funksionar ushtarak-diplomatik të cilët kanë kërkuar të mbesin anonim, ka shkruar: "Instalimi i këtij sistemi raketor në Damask dhe në rajonet e tjera në të cilat do të instalohen këto rakete, do t'i japë Sirisë një mbrojtje të tërësishme. Çështja dhe pengesat e shitjes së sistemit raketor S-300 Sirisë kanë qenë vetëm në nivel politik, të cilat janë zgjidhur aktualisht. Qeveria e Sirisë aktualisht nuk ka para për të blerë sistemin raketor S-300 dhe Rusia nuk ka ndërmend që të ndaj ndonjë kreditë për këtë qëllim, prandaj ky sistem raketor do t'i jepet Sirisë në kuadër të ndihmave teknike-ushtarake të Rusisë për Sirinë",- ka shkruar ndër të tjera gazeta ruse "Kommersant". Ndërkohë Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ka thënë se pas sulmit raketor të tre vendeve perëndimore kundër Sirisë, Rusia nuk kurrfarë zotime morale të do të pengonin instalimin e sistemit raktor S-300 në Siri.