OKB kritikon sulmin saudit kundër civilëve në Jemen
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka kritikuar ashpër sulmin vdekjeprurës të Arabisë Saudite në një ceremoni martese në provincën Haxheh të Jemenit.
"Sekretari i Përgjithshëm u kujton të gjitha palëve detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar në lidhje me mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile gjatë konflikteve të armatosura. Ai bën thirrje për një hetim të shpejtë, efektiv dhe transparent ", tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Duxharik në një deklaratë të lëshuar të hënën. Të dielën, një ceremoni martese në Jemen u godit nga sulmet ajrore saudite në të cilat u vranë pothuajse 50 njerëz dhe 55 të tjerë u plagosën. Avionët saudit gjithashtu kryen sulme edhe mbi ambulancat që transportonin viktimat në spitalet lokale.