Lavrov: SHBA nuk ka ndërmend të largohet nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73804-lavrov_shba_nuk_ka_ndërmend_të_largohet_nga_siria
Pavarësisht nga pretendimet e Donald Trump, SHBA po dislokon trupa në mënyrë aktive në zonën e bregut lindor të lumit Eufrat në Siri dhe nuk ka ndërmend të largohet, tha të martën ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 24, 2018 03:38 Europe/Tirane
  • Lavrov: SHBA nuk ka ndërmend të largohet nga Siria

Pavarësisht nga pretendimet e Donald Trump, SHBA po dislokon trupa në mënyrë aktive në zonën e bregut lindor të lumit Eufrat në Siri dhe nuk ka ndërmend të largohet, tha të martën ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sipas agjencisë së ;ajmeve IRNA, Lavrov nënvizoi se "një numër i madh shtetesh synojnë qëllimisht të shpërbëjnë Sirinë". Deklarata e zyrtarit të lartë rus vjen pak më shumë se një muaj pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump bëri një deklaratë të habitshme rreth tërheqjes nga Siria, duke shkaktuar kundërshtime të zyrtarëve të lartë të Pentagonit dhe të Departamentit të Shtetit, të cilët thanë se trupat amerikane do të kenë një prania të gjatë në Siri. Ministri i Jashtëm rus tha në fillim të vitit 2018 se SHBA-ja dukej se po krijonte një mini-shtet në bregun lindor të lumit Eufrat.