Rusia paralajmëron vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin në NATO
(last modified Tue, 24 Apr 2018 10:28:59 GMT )
Prill 24, 2018 12:28 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin në NATO

Një anëtare e lartë i parlamentit rus tha se zgjerimi i NATO-s dhe anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit në këtë koalicion ushtarak minon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Valentina Matviyenko, duke folur sot në Dhomën e Lartë të Parlamentit në Bosnje, veçoi rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, por po ashtu kritikoi aspiratat e Maqedonisë për t’u bashkuar në aleancën ushtarake, transmeton agjencia Reuters.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kundër vullnetit të gjysmës së qytetarëve të këtij vendi, është shkelja më e ashpër e parimeve themelore të demokracisë moderne”, ka thënë Matciyenko, që është kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus. Maqedonia gjithashtu po tenton të bëjë “të njëjtin eksperiment të rrezikshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se “një hap i tillë çon drejt destabilizimit të situatës në rajon. Minon sistemin dhe sigurinë e Evropës”, ka thënë Matviyenko.

 

Tags