Lavrov: Amerika nuk largohet nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73842-lavrov_amerika_nuk_largohet_nga_siria
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se Amerika përkundër pretendimeve që bënë, nuk synon të largohet nga Siria.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 24, 2018 10:00 Europe/Tirane
  • Lavrov: Amerika nuk largohet nga Siria

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se Amerika përkundër pretendimeve që bënë, nuk synon të largohet nga Siria.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, thotë se qëllimi i vetëm i pretenduar i Amerikës thuhet se është lufta kundër terrorizmit dhe thyerja e ISIS ndërkohë që pavarësisht të gjitha këtyre pretendimeve që bëhen nga Donal Trump, presidenti i Amerikës, ata po bëjnë përpjekje që të dislokohen në lindje të Eufratit. Lavrov në vazhdim tha gjithashtu se rindërtimi ekonomik i Sirisë është një proces i gjatë dhe shtoi: "Të gjithë duhet të veprojnë në kuadër të interesave të popullit të Sirisë dhe duke respektuar në mënyrë të plotë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të këtij vendi".