Vendimi i Trumpit për ndalim-udhëtimin përballet me vlerësimin e Supremes
Prill 25, 2018 09:06 Europe/Tirane
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të paraqitet para Gjykatës Supreme në SHBA për të mbrojtur legjitimitetin e vendimit të ndalim-udhëtimit për disa vende me shumicë myslimane.
Sipas vendimit të Trumpit, hyrja në SHBA iu ndalohet personave nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni. Çadi ka qenë po ashtu pjesë e listës në muajin shtator, mirëpo është larguar nga Trump më 10 prill. Nëntë anëtarët e gjykatës nuk kanë dëgjuar asnjëherë për faktet ligjore të këtij ndalimi. Shteti i Havait që argumenton se ky ndalim shkel ligjin federal për imigrim dhe është në kundërshtim me Kushtetutën amerikane në pikën e favorizimit të ndonjë feje, përbën çështjen kryesore në këtë rast.
Tags