Vendimi i Trumpit për ndalim-udhëtimin përballet me vlerësimin e Supremes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73906-vendimi_i_trumpit_për_ndalim_udhëtimin_përballet_me_vlerësimin_e_supremes
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të paraqitet para Gjykatës Supreme në SHBA për të mbrojtur legjitimitetin e vendimit të ndalim-udhëtimit për disa vende me shumicë myslimane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Vendimi i Trumpit për ndalim-udhëtimin përballet me vlerësimin e Supremes

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të paraqitet para Gjykatës Supreme në SHBA për të mbrojtur legjitimitetin e vendimit të ndalim-udhëtimit për disa vende me shumicë myslimane.

Sipas vendimit të Trumpit, hyrja në SHBA iu ndalohet personave nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni. Çadi ka qenë po ashtu pjesë e listës në muajin shtator, mirëpo është larguar nga Trump më 10 prill. Nëntë anëtarët e gjykatës nuk kanë dëgjuar asnjëherë për faktet ligjore të këtij ndalimi. Shteti i Havait që argumenton se ky ndalim shkel ligjin federal për imigrim dhe është në kundërshtim me Kushtetutën amerikane në pikën e favorizimit të ndonjë feje, përbën çështjen kryesore në këtë rast.