Macron para Kongresit: Franca nuk largohet nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73932-macron_para_kongresit_franca_nuk_largohet_nga_marrëveshja_bërthamore
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vendi i tij nuk do të largohet nga marrëveshja bërthamore e Iranit, pas përpjekjeve të SHBA për të bindur palët europiane të marrëveshjes për t'u tërhequr prej saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2018 16:22 Europe/Tirane
  • Macron para Kongresit: Franca nuk largohet nga marrëveshja bërthamore

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vendi i tij nuk do të largohet nga marrëveshja bërthamore e Iranit, pas përpjekjeve të SHBA për të bindur palët europiane të marrëveshjes për t'u tërhequr prej saj.

Duke folur në Kongresin e SHBA të mërkurën në ditën e fundit të një vizite tre-ditore në SHBA, Macron tha se marrëveshja bërthamore nuk po i adreson ato që ai i quajti "të gjitha shqetësimet", por theksoi se kjo marrëveshja nuk mund të anulohet. "Ne e nënshkruam atë, Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Ne nuk duhet ta braktisim atë pa pasur diçka më thelbësore në vend të saj. Kjo është arsyeja pse Franca nuk do të largohet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ", deklaroi Macron.