Makron: Trump mund të dalë nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73948-makron_trump_mund_të_dalë_nga_marrëveshja_bërthamore
Emanuel Makron president i Francës në përfundim të vizitës së tij në Amerikë ka dhënë mundësinë e vendimit të Donald Trump për largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 26, 2018 06:38 Europe/Tirane
  • Makron: Trump mund të dalë nga marrëveshja bërthamore

Emanuel Makron president i Francës në përfundim të vizitës së tij në Amerikë ka dhënë mundësinë e vendimit të Donald Trump për largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore.

Në një takim me studentët e universitetit Xhorxh Uashington, presidenti i Francës dha mundësinë e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha: Nuk e di se cili do të jetë vendimi i presidentit amerikan mirëpo ka mundësi që ai për arse të brendshme të dalë nga marrëveshja bërthamore. Presidenti i Francës deklaroi se presidenti Donald Trump është i mendimit se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e keqe dhe shtoi se dalja e Donald Trump na marrëveshja bërthamore është pjesë e strategjisë të shtimit të konflikteve. Donald Trump presidenti amerikan që nga koha e futjes në shtëpinë e bardhë, marrëveshjen bërthamore e ka quajtur një marrëveshje të keqe dhe ka kërkuar reformimin e saj. Sipas ligjit, presidenti amerikan ka afat deri më 12 maj që të konfirmojë vazhdimin e pezullimit të sanksioneve bërthamore, Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë në një fjalim të tij në qytetin Tabriz në veriperëndim të Iranit kat hënë se nëse Amerika shkel marrëveshjen bërthamore ky vend do të pësojë dëmet më të mëdha ndërsa Iranit më të ulta. Ndërsa Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për Associated Press deklaroi se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore mund të pasohet me largimin e Iranit nga kjo marrëveshje.