Lavrov kritikon përsëri perëndimin për sulmin ajror kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74072-lavrov_kritikon_përsëri_perëndimin_për_sulmin_ajror_kundër_sirisë
Ministri i jashtëm i Rusisë, edhe një herë ka kritikuar vendet perëndimore për sulmin ajror të kryer kundër Sirisë me pretekstin fals të armëve kimike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 28, 2018 03:25 Europe/Tirane
  • Lavrov kritikon përsëri perëndimin për sulmin ajror kundër Sirisë

Ministri i jashtëm i Rusisë, edhe një herë ka kritikuar vendet perëndimore për sulmin ajror të kryer kundër Sirisë me pretekstin fals të armëve kimike.

Sipas një njoftimi të Associated Press, Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë në një konferencë për shtyp me Kristo Dolides homologu i tij nga Qipro, i cili po qëndron për një vizitë në Moskë, përmendi çështjen e Sirisë dhe tha se procesi i zbatimit të rezolutës së KS të OKB është shtyrë për shkak të sulmit të pajustifikueshëm dhe të jashtëligjshëm të Amerikës, Francës dhe Britanisë së madhe kundër Sirisë, sulm që u krye me pretendimet boshe për gjoja përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane. Ai lidhur me dosjen e ish spiunit rus në Britaninë e Madhe ka thënë se çdo akuzë për përdorimin e armëve kimike në çdo vend duhet të bëhet në kuadër të normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe duhet të analizohet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Policia angleze më 4 mars zbuloi spiunin Sergei Skripal i cili ishte helmuar bashkë me vajzën e tij pranë një qendre tregtare. Britania menjëherë akuzoi Rusinë për helmimin e ish spiunit Skripal dhe të vajzës së tij, akuza që janë hedhur poshtë nga ana e Rusisë.